Vlorë, sekuestrohen 70 kg kanabis në një pallat në lagjen “Pavarësia”

Një sasi prej 70 kilogramë kanabis është sekuestruar gjatë natës në qytetin bregdetar të Vlorës. Sipas policisë lënda narkotike u zbulua në ambientet e një pallati në lagjen “Pavarësia”

Në lidhje me drogën e sekuestruar policia ka arrestuar edhe shtetasin Nikolas Toçaj, 24 vjeç, banues në Vlorë.

“Më datë 06.06.2017, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në lagjen “Pavarësia” Vlorë, pranë një marketi, Policia e Vlorës ka konstatuar dhe sekuestruar një sasi me lëndë narkotike në sheshpushimin e një pallati. Lënda narkotike u gjet e vendosur në 4 qese të zeza plastike, të mbështjella me natriban ngjyrë kafe, e cila pas peshimit në total ka rezultuar prej 70 kilogramë, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva”, sqaron policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, policia thotë se  në hyrjen e këtij pallati është gjetur dhe bllokuar një automjet tip furgon Ford, nën përdorimin e autorit të dyshuar, i cili dyshohet se mund të përdorej për transportimin e lëndës narkotike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit Nikolas Toçaj, në pallatin ku u gjet lënda narkotike si dhe u bë arrestimi i tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?