Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 22:43 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje 3-0 përballë Irlandës në ndeshjen e fundit të grupit në Ligën e Kombeve. Ky rezultat i lë Dardanët…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sulme kibernetike
  • Ukraina
  • Kosova
  • Lindja e Mesme
  • Futboll
  • Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sulme kibernetike
  • Ukraina
  • Kosova
  • Lindja e Mesme
  • Futboll
  • Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

VOA: Kryengritësit morën Damaskun duke i dhënë fund sundimit të hekurt 50 vjeçar të familjes Assad

Aktualitet E diel, 8 Dhjetor 2024 14:34
VOA: Kryengritësit morën Damaskun duke i dhënë fund sundimit të hekurt 50 vjeçar të familjes Assad
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Qeveria e Presidentit sirian Bashar al Assad ra të dielën përballë një sulmi të rrufeshëm të kryengritësve që morën kontrollin mbi Damaskun, ku turmat dolën në rrugë për të kremtuar fundin e 50 viteve të sundimit të hekurt të familjes Assad.

Televizioni shtetëror sirian transmetoi një video deklaratë të një grupi burrash duke thënë se presidenti Bashar al Assad është rrëzuar dhe të gjithë të burgosurit ishin liruar.

Burri që lexoi deklaratën tha se grupi i opozitës, i njohur si “Dhoma e Operacioneve për Pushtimin e Damaskut”, u bëri thirrje të gjithë luftëtarëve kryengritës dhe qytetarëve që të ruajnë institucionet e “shtetit të lirë sirian”.

Deklarata u publikua disa orë pasi shefi i një grupi vëzhgues të luftës së opozitës siriane tha se Assadi ishte larguar nga vendi duke ikur përpara kryengritësve që thanë se kishin hyrë në Damask pas një përparimi jashtëzakonisht të shpejtë në të gjithë vendin.

Shumë prej banorëve të kryeqytetit po u dukej e pabesueshme shpejtësia me të cilën Assadi humbi kontrollin e tij në vend pas gati 14 viteve të luftës civile që la pas vetes qindra mijëra të vrarë dhe zhvendosi gjysmën e popullsisë së vendit prej 23 milionësh.

Kryeministri sirian Mohammed Ghazi Jalali tha në një video deklaratë se qeveria është e gatshme t’i “shtrijë dorën” opozitës dhe t’ia kalojë funksionet e saj një qeverie kalimtare.

Ai më vonë i tha rrjetit televiziv saudit Al-Arabiyya se nuk e di se ku janë Assadi dhe ministri i mbrojtjes. Ai tha se humbi komunikimin me Assadin të shtunën vonë.

Rami Abdurrahman i Vëzhguesve Sirian për të Drejtat e Njeriut tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se Assadi fluturoi të dielën nga Damasku.

Assadi është akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, duke përfshirë një sulm me armë kimike në vitin 2013 në periferi të kryeqytetit.

Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga Irani, i cili kishte qenë mbështetësi më i vendosur i Assadit. Ambasada iraniane në Damask u grabit pasi me sa duket ishte braktisur. Pamjet treguan xhama të thyer dhe dokumente të shpërndara në hyrje të saj.

Mund t'ju interesojë

Trupat franceze në Ukrainë: Franca hedh poshtë si “absurde” pretendimet ruse

Trupat franceze në Ukrainë: Franca hedh poshtë si “absurde” pretendimet ruse

Para 7 orësh
Huthët marrin përgjegjësinë për sulmet me dronë ndaj stacioneve të pompimit të naftës në Arabinë Saudite

Huthët marrin përgjegjësinë për sulmet me dronë ndaj stacioneve të pompimit të naftës n...

Para 7 orësh
FBI në panik për sulme kibernetike, Nini: Tentativa për të ndërhyrë nëpër sisteme, IA mund të kontrollojë gjithçka

FBI në panik për sulme kibernetike, Nini: Tentativa për të ndërhyrë nëpër sisteme, IA m...

Para 7 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Forcat opozitare nuk kishin hyrë në Damask që nga viti 2018, kur trupat siriane rimorën zonat në periferi të kryeqytetit pas një rrethimi shumëvjeçar.

Një natë më parë, forcat opozitare morën qytetin qendror të Homsit, i treti më i madhi i Sirisë, pasi forcat qeveritare e braktisën atë. Qyteti ndodhet në një kryqëzim të rëndësishëm midis Damaskut dhe provincave bregdetare të Sirisë, Latakia dhe Tartus, baza e mbështetjes së udhëheqësit sirian dhe një baze strategjike detare ruse.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rebelët kishin pushtuar tashmë qytetet Aleppo dhe Hama, si dhe pjesë të mëdha të jugut, në një ofensivë të shpejtë që filloi më 27 nëntor.

Përparimet në javën e kaluar ishin më të mëdhatë në vitet e fundit nga grupet opozitare, të udhëhequra nga një grup që e ka origjinën në Al-Kaida dhe konsiderohet një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara. Në përpjekjet e tyre për të rrëzuar qeverinë e Assadit, kryengritësit, të udhëhequr nga grupi Hayat Tahrir al-Sham, ose HTS, kanë hasur në rezistencë të paktë nga ushtria siriane/VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 7 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

Rikthimi i Jensen Huang në Nvidia: i gatshëm të kthehet, por bordi nuk e shqyrton
Para 7 orësh

Rikthimi i Jensen Huang në Nvidia: i gatshëm të kthehet, por bordi nuk e shqyrton

Kombëtarja U-21 barazon pa gola me Spanjën U-21 në “Air Albania”
Para 7 orësh

Kombëtarja U-21 barazon pa gola me Spanjën U-21 në “Air Albania”

Trupat franceze në Ukrainë: Franca hedh poshtë si “absurde” pretendimet ruse
Para 7 orësh

Trupat franceze në Ukrainë: Franca hedh poshtë si “absurde” pretendimet ruse

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 7 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 7 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan
Para 8 orësh

Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan

4 Koha për një Kod të Ri Zgjedhor
Para 10 orësh

Koha për një Kod të Ri Zgjedhor

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.