Vota në OKB/ Strazimiri: Shqipëria s’ishte mes 64 miqve të SHBA, si emigrohet për në…

Deputeti demokrat Gent Strazimiri ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me pozicionin e mbajtur nga Shqipëria në OKB, ku së fundmi votoi pro rezolutës së paraqitur nga Turqia, që kundërshtonte qëndrimin e SHBA për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.

Strazimiri i është referuar pritjes së organizuar nga Ambasadorja amerikane në OKB me përfaqësuesit e vendeve që abstenuan ose votuan kundër rezolutës, ku Shqipëria nuk renditej.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë falënderuar zyrtarisht 64 shtetet miq që iu gjendën pranë, në atë që zyrtarisht e quajnë “ditë të vështirë” dhe “kohë sfidash”!

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë nuk e di cilëve prej këtyre 64 miqve, SHBA u është gjendur në krah në ditën e tyre më të vështirë “me pushkë në faqe” siç i themi ne, por di që ne ndër këto 64 miq të SHBA nuk ishim!

Swiss Digital Mobile Reklama

P.S. Si emigrohet për në UN? Unë dua të kem këtë zonjën ambasadore amerikane”, shkruan Strazimiri, duke postuar edhe disa foto nga pritja e organizuar nga Ambasadorja e SHBA në OKB.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?