“Vrasësi i grave” 4 herë i martuar, vrau dy nga gratë

SHKODËR/Krim i rëndë në familje, burri vret me çifte gruan nga martesa e katërt. Historia e frikshme e Beqir Xhilaj

Redjon Shtylla

Përsëritet krimi pas 20 vitesh, ku i njëjti burri vret gruan me të cilën jetonte, ashtu siç bëri edhe me gruan e parë, ku krimin e cilëson si vetëvrasje. 74-vjeçari Beqir Xhilaj dje në mënyrë barbare vrau gruan e tij të katërt, 47-vjeçaren Lumturie Xhilaj me çifte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Guci e Re të Shkodrës në orën 00:05 minuta. Gjithçka mësohet se nisi nga një debat për çështje familjare. I moshuari nisi ta dhunojë bashkëshorten e tij e më pas nga një distancë e afërt e qëlloi me armën e gjahut, duke e lënë të vdekur në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishin fqinjët ata që dëgjuan të shtënat me armë e që lajmëruan policinë. Pasi oficerët mbërritën në banesë, siç theksojnë burimet, ata e gjetën viktimën të ulur në kolltuk. Ashtu si vrasjen e djeshme edhe atë të gruas së parë autori i ka raportuar si vetëvrasje. Pas kryerjes së dënimit prej afro 20 vitesh për vrasjen e parë autori u lirua dhe u martua sërish. Martesa me gruan e dytë përfundoi pa tragjedi dhe me të tretën u nda.

Swiss Digital Mobile Reklama

Martesa e katër ishte me gruan 27 vite më të vogël se ai, që i mori jetën dje. Lumturie Xhilaj ndërroi jetë në vend pasi u qëllua me çifte nga 74-vjeçari. Beqir Xhilja ishte martuar 4 herë dhe dy nga gratë i ndau. Ai është prind i tetë fëmijëve me tre gratë e para, kurse me 43- vjeçaren, të cilën e vrau dje nuk kishte fëmijë.

Ngjarja

Sapo kishte kaluar mesnata, në shtëpinë e familjes Xhilaj, fqinjët dëgjuan të shtëna armësh. Pasi lajmëruan policinë, kur uniformat blu mbërritën në banesën që kishte viktimën dhe autorin pranë njëri-tjetrit. 74 -vjeçari qëndronte i qetë e ndërkohë pinte raki kur viktima, gruaja që ai vrau ishte e ulur në divan pa jetë.

Xhilaj fillimisht i komunikoi policisë se gruaja kishte vrarë veten, por duke qenë se deklaratat e tij ishin kontradiktore, 74-vjeçari e pranoi krimin. Dyshime të para vrasja ka atë të një debate të rëndë mes çiftit, e kur situata doli nga kontrolli 74-vjeçari e qëlloi me armë e ku dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit.

Banorët shprehen se familja Xhilaj ishin njerëz shumë të mirë. “Nuk i di asnjë të keqe. Shumë familje e mirë. Fëmijët i ka të gjithë të ndarë në punë të vet”, thonë ata.

I martuar 4 herë, vrau dy nga gratë

Në vitet 90, Xhilaj vrau bashkëshorten e parë, ndërsa mëngjesin e djeshëm i mori jetën edhe të dytës. Beqir Xhilaj, 74 vjeç vrau me çifte bashkëshorten Lumturie Xhilaj, 47 vjeçe. Ai është dënuar për vrasjen e gruas së parë por që nuk ka vuajtur dënimin për një kohë të gjatë pasi nuk e ka pranuar kurrë krimin. Ai gjithnjë ka dëshmuar se e shoqja është vetëvrarë dhe në mungesë provash është liruar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?