Vrasja e 24-vjeçarit në Laç, shpallet në kërkim autori
Laçi u trondit mbrëmë nga vrasja e një 24-vjeçari, pranë stadiumit të qytetit. Viktimë e atentatit mbeti Viktor Shkorreti.
Në lidhje me këtë ngjarje, policia tha se ka bërë identifikimin e autorit dhe shpalljen e tij në kërkim.
Autor i dyshuar është E.K 32 vjeç nga Tirana. Viktor Shkorreti u vra me breshëri automatiku mbrëmë në Laç.
Vrasja dyshohet se ka ardhur pas një konflikti të çastit mes të rinjve. Ata janë përfshirë në sherr për një vend parkimi.

