Vrasja e Agim Arapit në Durrës, i dyshuari dënohet me 3 vite e 4 muaj burg

Gjykata e Apelit të Durrësit, zbret në 3 vite e 4 muaj burg, dënimin për Kujtim Ekonomin, personin e akuzuar për vrasjen e Agim Arapit në prill të vitit 2017.

Ndërsa Gjykata e Shkallës së parë për shkak të gjykimit të shkurtuar e dënoi Ekonomin me 5 vite burg, Apeli vendosi ta ulë më tej atë. Madje, çështja u klasifikua si vrasje nga pakujdesia.

Nga hetimet e kryera rezulton se thika e përdorur për vrasjen e Arapit ka qenë e viktimës dhe jo e të dyshuarit, por se në përleshje është marrë prej Ekonomit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E goditëm me grushte, por nuk kishim qëllim ta vrisnim”. Kështu e kanë argumentuar krimin e tyre dy vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi, të cilët akuzohen se rrahën për vdekje Agim Arapin, në qendër të Durrësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të marrë në pyetje, ata kanë përfshirë edhe bashkëshorten e të ndjerit, e cila sipas tyre, u kishte kërkuar llogari, në prani edhe të njerëzve të tjerë, për paratë që vëllezërit i detyroheshin familjes Arapi.

Autorët e dyshuar të krimit kanë rrëfyer se Agim Arapi sipas tyre i kishte ofenduar për 13 mijë lekët e reja që ata i detyroheshin, në bazë të marrëveshjes që kishin bërë për të kaluar tubat e ajrimit të picerisë nëpërmjet dyqanit të tij.

Në këtë ngjarje të rëndë policia përfshiu fillimisht edhe Jurgen Kurtin, i cili, fillimisht u raportua se ishte protagonist në krim dhe më tej po nga policia u tha se në momentin e ngjarjes ka qenë jashtë dyerve të dyqanit, brenda të cilit vdiq Arapi. Por hetimet lanë të lirë më tej edhe Kostandin Ekonomin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?