Vrasja e Çukut, policia shoqëron 8 persona, mes tyre autori
Aktualitet E Enjte, 27 Maj 2021 06:03
8 persona janë shoqëruar në policia në lidhje me vrasjen e ish-komisarit Artan Cuku, ndërsa prej të cilëve dyshohet si autor i vrasjes. Personat e shoqëruar po merren në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Autori i dyshuar është identifikuar si Mikel.Sh 24-vjeç banues në Tiranë. 24-vjeçari po merret në pyetje në polici, ndërsa mësohet se shoqërimi i të dyshuarve është bërë gjatë orëve të para të mëngjesit.
24-vjeçari nga Kuçova është ndaluar në kryeqytet pranë “Pallatit me shigjeta”, teksa udhëtonte në makinë me një mikeshën e tij dhe një person që nuk rezulton të jetë i përfshirë në ngjarje.
“Ky person i dyshuar për krimin e rëndë dyshohet të ketë patur probleme të mëparshme me policinë. Ai kas qenë i arrestuar për trafik lëndësh narkotike dhe për të përplasje të tjera me policinë e shtetit. Burimet thotë se ndalimi i këtij personi është bërë pas analizimit të AND-së, pasi autori i ngjarjes ka hequr bluzë që mbante veshur në momentin e ngjarjes, dhe e ka hedhur atë pak metra larg vendngjarjes”,-thonë burime për BW.

