Vrau dy vëllezër, arrestohet pas 20 vite në Britani babai i 3 fëmijëve

Placeholder Image

Një vrasës i dyfishtë i ikur nga Shqipëria në Britani rreth 20 vite më parë do të ekstradohet.

Martin Kaza, 45 vjeç, akuzohet se ka vrarë me armë zjarri vëllezërit Dod dhe Agustin Gjini për gjakmarrje, ngjarje kjo e ndodhur “gjatë luftës civile” siç e cilëson britanikja “The Sun”.

Kaza u arratis, por u dënua në mungesë për vrasje dhe plagosje. Ai kërkoi azil në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1999 duke u paraqitur si shtetas nga Kosova nën një emër të rremë. Ai është martuar dhe ka tre fëmijë në Britani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kaza punoi në restorante të ndryshme, ndërsa është martuar në vitin 2008, me shqiptare Majlina Dule, 32 vjeçe, me të cilët ka fëmijët 13, 7 dhe 5 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia arrestoi Kazën, në Enfield, në veri të Londrës, këtë vit pasi Shqipëria lëshoi ​​një urdhër ekstradimi. Ekstradimi u urdhërua nga gjykata e magjistratëve në Westminster.

Babai i tre fëmijëve përballet me 22 vjet burg nëse dënohet pas një rigjykimi në Shqipëri.

Kaza argumentoi se deportimi i tij pas 18 vjetësh në Mbretërinë e Bashkuar do të ishte “e padrejtë dhe shtypëse” dhe do të shkelte “të drejtën e jetës” dhe ndalimin e torturës të mishëruar në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?