Vrau hasmin pas dasmës, historia e gjakmarrjes që përsëritet pas 19 vitesh në Kukës

Një vrasje e kryer 19 vite më parë në zonën e Kukësit, i ka hapur plagët sërish, ku djali ka marrë hak për babanë e tij, të vrarë në 1997 nga Behram Isa, babai i viktimës Miraim Isa.

Krimi i rëndë ka ndodhur në një fshat të Kukësit. Në atë kohë, djali i mbetur jetim ishte 5 vjeç, i cili rritej bashkë me rrëfimin e familjarëve të tij se si iu vra i ati në oborrin e shtëpisë. Në të vërtetë, vrasësi u kap nga Policia dhe u dënua me 13 vjet heqje lirie. Ai para disa vitesh doli nga burgu dhe më pas vdiq në shtëpi, por duket se kjo nuk e ka zgjidhur situatën e rënduar mes dy familjeve.

Të dy të rinjtë ishin në një dasmë në një fshat në Kukës, dhe teksa po ktheheshin nga dasma ata janë ulur me shoqërinë e tyre në ambientet e një lokali. Por pikërisht në këtë çast, djali i viktimës së mbetur në 1997, shtetasi 24 vjeçar Ismail Alidini, ka sulmuar dhe qëlluar disa herë me thikë shtetasin Miraim Isa, duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja ka ndodhur në korrik 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithëse ai është larguar me shpejtësi policia e Kukësit ka mundur ta lokalizojë dhe arrestojë autorin e krimit të rëndë, duke e akuzuar për akuzat “Vrasje për gjakmarrje”, “Prodhimit mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje te armeve te ftohta”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tashmë dosja penale në ngarkim të Ismail Alidinit është dërguar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, dhe se pritet që shumë shpejt të fillojë gjykimin, shkruan “shqiptarja.com”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?