Vrau veten me armën e shërbimit, koleget: Ishte vajzë shembullore
Ditën e sotme në fshatin Katund në Sukth të Durrësit humbi jetën një police 23-vjeçare pasi u vetëvra me armën e saj të shërbimit. Viktima P. Shahini i dha fund jetës pasi qëlloi vetën me plumb në bark në katin e dytë të banesës së saj dhe humbi jetën direkt.
Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur edhe koleget e saj të cilat kanë deklaruar se e njihnin 23-vjeçaren për person të qetë, të ftohtë dhe pa probleme psikologjike.
Koleget kanë deklaruar se Peranxhela, një vajzë brune dhe bukuroshe ishte motra e tretë e familjes me katër vajza, ndërsa e njihnin për vajzë mjaft serioze dhe tejet të përmbajtur.
Tejet të prekura nga akti i rëndë, ato konfirmuan se e reja nuk kishte probleme psikologjike dhe as sociale, madje në dijeni të tyre nuk kishte as të dashur. “Ishte tip i fortë dhe i ftohtë, gati si çun”,- kanë deklaruar ato.
Varrimi i 23-vjeçares pritet të zhvillohet nesër ndërsa koleget thonë se do ta kenë të vështirë t’i japin lamtumirën në këtë formë një vajze shembullore si Peranxhela

