Vret 8-vjeçarin, i vrasin 3 djemtë: Liliana agjëron për të falur mëkatet

Jeta të jep një shans edhe kur ti mendon se nuk ka më motiv për të jetuar. Jeta tragjike e Liliana Boro-s, është e vështirë për tu shkuar e jo më të jesh pjesë e saj. Shpresa e vetme që e mban një grua që ka vrarë një fëmijë në mënyrë makabre por edhe që i kanë vrarë tre djemtë, është agjërimi në muajin e Ramazanit, e kjo e gjitha për të falur mëkatat.

Pas tragjedive të njëpasnjëshme në jetën e saj, Boro që prej 12 vitesh vuan dënim pas vrasjes vite më parë të një fëmije 8-vjeç.  Ajo ka treguar për “Top Channel” se si besimi në Zot po e ndihmon të tejkalojë fatkeqësinë. Prej 8 vitesh ajo agjëron gjatë muajit të Ramazanit dhe lutet të dalë jashtë, për t’i treguar të gjithë njerëzve se ‘besimi të udhëheq drejt rrugës së duhur’.

“Agjërimi është një nga 5 shtyllat e islamit. Jam shumë besimtare. Në jetën time ka ndodhur një fatkeqësi. Fëmijet e mi u bënë shkak që të besoja, edhe pse ata janë në atë botë, mami i ka ata gjallë”, thotë Liljana.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për krimin ajo është dënuar me 25 vite burg. Vrasja e një fëmije në fshatin Vidohovë, tronditi shoqërinë vite më parë pas gjetjes së trupit në një pus. Tragjedia më e madhe e saj do të vinte më pas, kur i vranë tre djemtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo tregon se si e njohu Zotin dhe siç rrëfen se nëse do e kishte njohur më parë, nuk do ta bënte atë krim. Ajo shpreson që një ditë të dalë nga burgu.

“Kur kam qenë jashtë nuk e kam njohur Zotin, se po ta kisha njohur Zotin nuk e kisha bërë atë gjë, se besimi të mban larg nga gjërat e këqia dhe këtë dua t’u them njerëzve. Edhe këtë agjërim i lutem Zotit të dal jashtë këtyre dyerve”, rrëfen ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?