Xhafaj porosit policinë e Durrësit: Paanshmëri në zgjedhje, larg fushatës
Siguria publike gjatë proçesit të zgjedhjeve të 18 qershorit dhe lufta kundër lëndëve narkotike kanë qenë në fokus të një takimi që Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi me Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Gjatë fjalë së tij Ministri nënvizoi rëndësinë kyçe që ka ruajtja e rendit dhe sigurisë publike gjatë fushatës zgjedhore dhe çdo aspekt që lidhet me procesin e zgjedhjeve parlamentare.
Xhafaj vuri theksin në paanshmërinë që duhet të karakterizojë Policinë e Shtetit gjatë procesit zgjedhor.
Paralajmërimi ishte i qartë: “Nuk do të tolerohet përfshirja e strukturave të saj në fushata paraelektorale apo elektorale, të kujtdo force politike qofshin ato. Në rast se konstatohen implikime të tilla, masat që do të merren do të jenë ekstreme, deri në largimin nga detyra”.
Xhafaj u ndal edhe në punën e policisë kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës.
Ai kërkoi nga strukturat e policisë që të zhvillojnë një luftë të vazhdueshme e të pandërprerë për kontrollin, evidentimin, raportimin dhe goditjen e çdo rasti të kultivimit të bimëve narkotike.
Xhafaj u kujtoi efektivëve të policisë se do të ketë përgjegjësi personale në rast të implikimit të ndonjë punonjësi policie në këtë aktivitet të paligjshëm kriminal.
Më pas ministri u ndal në çështjet që lidhen me sezonin turistik ku kërkoi zbatimin rme rigorozitet të masave të posaçme, me qëllim sigurimin e një mjedisi sa më të qetë dhe të sigurt për turistët.

