Xhelozia për të dashurën, shqiptari ther me thikë bashkatdhetarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Miramare të Italisë.

Një shqiptar, i cili kishte shkuar më vizë turistike në Itali, por i lidhur me trafikun e drogës ka therur me thikë për arsye xhelozie bashkatdhetarin e tij, raportojnë mediat italiane.

Mësohet se i plagosur ka marrë dëmtime të shumta në gjoks dhe gjendet në spitalin e Riminit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autori i plagosjes ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por policia ka bërë të mundur arrestimin e tij, si dhe ka sekuestruar thikën më të cilën ai ka kryer krimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktualisht ai gjendet në burg dhe pritet që të jepet vendimin për veprën që ka kryer.

Policia italiane nuk bën me dije emrin e të plagosurit dhe të autorit./

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?