Zannier uron Meta me rastin e zgjedhjes në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë
Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zannier, uron Ilir Meta me rastin e zgjedhjes në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë
Përmes një telegrami, Zannier vlerëson bashkëpunimin e shkëlqyer që OSBE ka pasur me Kuvendin e Shqipërisë nën drejtimin Kryetarit Meta.
Gjithashtu, Zannier zotohet se përmes institucioneve të saj dhe Prezencës në Shqipëri, OSBE mbetet e angazhuar të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet kombëtare dhe për të mbështetur Shqipërinë në procesin e reformave.
Më poshtë teksti i plotë i letrës
Shkëlqesia Juaj, Ju lutem pranoni urimet e mia të ngrohta për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqipërisë. Ju merrni këtë detyrë në një moment të rëndësishëm për rajonin e për gjithë Europën, dhe përfitoj nga rasti t’ju uroj sa më shumë sukses. E vlerësoj bashkëpunimin e shkëlqyer që ne kemi pasur me Kuvendin e Shqipërisë nën drejtimin tuaj, duke përfshirë edhe takimit tonë të fundit në Tiranë në 2015-n. Përmes institucioneve të saj dhe Prezencës në Shqipëri, OSBE mbetet e angazhuar të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet kombëtare dhe për të mbështetur vendin tuaj në procesin e reformave.

