Zbardhen detajet, pse burri kërcënoi me armë gruan e tij oficere policie

Policia ka parandaluar krimin në një familje në Krujë. Një 54-vjeçar ka kërcënuar me automatik gruan.

I ndaluari është Genci Boja i cili akuzohet për dhunë në familja dhe armëmbajtjeje pa leje.

Boja, mesditën e ditës së sotme, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zajrri tip automatik, bashkëshorten e tij, shtetasen L.B. (Oficere Policie).

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërhyrja në kohë e policisë ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin furgon tip Benz, i’u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provave materiale: arma që donte të kryente krimin dhe 40 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Dhunë në familje” dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?