Zbardhen shkaqet e zjarrit në hotelin e Vlorës, priza treshe dyshohet se shkaktoi flakët

Një zjarr i fuqishëm përfshiu në orët e para të mëngjesit të së dielës një hotel në Lungomare të Vlorës, duke lënë të plagosur shtatë persona.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 04:00, ndërsa dyshohet se flakët nisën në katin e parë të godinës, në ambientet e një bar-restoranti. Zjarri u përhap me shpejtësi dhe më pas përfshiu edhe katin e dytë, ku ndodheshin dhomat e hotelit.

Të rinjtë që ndodheshin në hotel u përpoqën të largoheshin nga flakët, ndërsa disa prej tyre u detyruan të hidhen nga ballkonet. Si pasojë, disa pësuan fraktura, ndërsa të tjerë morën djegie në pjesë të ndryshme të trupit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një prej vajzave ka pësuar djegie të rënda në pjesën më të madhe të trupit. Pas ndihmës së parë në Spitalin e Vlorës, të plagosurit u dërguan në Tiranë për trajtim të specializuar në Spitalin e Traumës dhe repartin e djegieve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shefi i reanimacionit në Spitalin e Vlorës, Edmond Breshanaj, bëri të ditur se gjendja e shumicës së të plagosurve është stabilizuar, ndërsa njëra prej vajzave vijon të jetë në gjendje të rëndë për shkak të djegieve të shumta.

Dyshohet se zjarri ka nisur nga një prizë treshe në ambientet e bar-restorantit, ku ishin lidhur dy frigoriferë. Mbingarkesa elektrike dyshohet se ka shkaktuar flakët, të cilat më pas janë përhapur në lokal dhe në katin e hotelit.

Të plagosurit janë kryesisht të rinj, të moshave 20 deri në 25 vjeç, të cilët kishin disa ditë që po qëndronin për pushime në Vlorë.

Njëri prej tyre, Luan Saliu nga Lipjani, ka rrëfyer momentet e panikut, pasi u detyrua të hidhej nga ballkoni së bashku me bashkëshorten për t’u shpëtuar flakëve.

 

Dëshmia tronditëse e pushuesit nga zjarri në hotelin e Vlorës: “U hodhëm nga ballkoni, korridori ishte plot tym”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?