Zbardhet dëshmia, ja çfarë thanë në polici për nënën e tyre, dy fëmijët amerikanë

Kur policia gjeti në Selitë dy fëmijët amerikanë që ishin zhdukur prej 5 ditë nga shtëpia, dalloi shenja dhune në krahë dhe në trup. Pasi u shoqëruan në komisariat, përveç shenjave të dhunës, ra në sy komunikimi i drejtpërdrejtë i fëmijëve, për të cilët e ëma kishte thënë se kanë probleme me shëndetin mendor.

Psikologia bisedoi me ta dhe doli në përfundimin se fëmijët nuk kishin asnjë problem mendor dhe ishin plotësisht të ndërgjegjshëm për atë që thonin.

Ata deklaruan në polici se kishin vendosur të iknin nga shtëpia për shkak të dhunës që ushtronte e ëma. Të pyetur për shenjat në trup, thanë se ishin shkaktuar nga dhuna e nënës së tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njëri 14 dhe tjetri 17 vjeç, fëmijët kishin pesë motra dhe vëllezër të tjerë. Nëna e tyre, Andrea Grace Bailey Kay, i dhunonte për shkak të diferencës në ngjyrë me fëmijët e tjerë thonë ato. Burime nga policia thanë se 4 nga 7 fëmijët ishin të adoptuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë ditëve që qëndruan nëpër Tiranë, adoleshentët kanë fjetur jashtë dhe ishin të vendosur të mos ktheheshin në shtëpi. Tashmë gruaja është arrestuar, ndërsa për fëmijët është vendosur një urdhër mbrojtjeje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?