Zbardhet emri, ja kush është kreu i ri i Policisë Rrugore
Aktualitet E Hënë, 24 Maj 2021 10:12
Është emëruar shefi i ri i Policisë Rrugore në Tiranë.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se është rikthyer në këtë detyrë, Mitat Tola, një ndër drejtuesit më të njohur të këtij sektori.
Tola me gradën e Kryekomisarit ishte larguar nga kjo detyrë në mes të vitit 2016, duke u zëvendësuar nga Ardi Veliu.
Ky i fundit ka marrë detyrën e kreut të Policisë së Tiranës.

