Zbulohen 10 parcela me kanabis në Shkodër, arrestohet kryeplaku

Janë zbuluar 10 parcela të kultivuara me kanabis sativa në fshatin Lekaj të Shkodrës.

Mësohet se në këto parcela ishin kultivuar 827 bimë narkotike kanabis sativa të cilat u asgjësuan me anë të djegie.

Bimët narkotike kishin gjatësi nga 10 deri në 15 cm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Shkodrës bën me dije se në pranga ka rënë kryeplaku i fshatit, Nikoll Plepi 62 vjeç për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre si dhe Altin Celin 25 vjeç për kultivim droge.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu është shpallur në kërkim edhe kultivuesi tjetër, 28-vjeçari me iniciale A.C.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?