Zbulohen arsyet pse donte të ndahej nga bashkëshorti shqiptarja që u masakrua me thikë në Itali
Tre ditë para se të masakrohej nga i shoqi, Diana kishte lënë shtëpinë dhe ishte shpërngulur tek motra e saj, për të treguar se kështu i kishte dhënë fund martesës.
Sipas dëshmive të të afërmëve të viktimës, gruaja e qortonte se burri i saj shpenzonte shumë kohë duke biseduar online me një mikeshë të vjetër që jetonte në SHBA.
NGJARJA
Krimi i rëndë ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 16:30 në rrugën “Goito” në Bust Arsizio të Vareses, ndërsa ishin pikërisht fqinjët që dhanë alarmin. Muhamed Vrapi në sherr e sipër ka marrë një thikë të madhe nga kuzhina dhe ka filluar të qëllojë pa mëshirë Dianën, gruan me të cilën kishte tre fëmijë. Ambulancat e gjetën ende gjallë, kur shkuan në shtëpinë e tyre por nuk mundën t’i vijnë në ndihmë për shkak se kishte humbur shumë gjak

