Zbulohen dhe digjen mbi tremijë bimë narkotike në fshatrat e Vlorës
Aktualitet E Mërkurë, 26 Maj 2021 18:19
Mbi tremijë bimë narkotike kanabis sativa janë zbuluar nga Policia në fshatrat e Vlorës dhe pasi janë korrur, janë djegur. Bëhet fjalë për fshatrat Kotë, Kallarat dhe Treblovë.
Pas kontrolleve që janë ushtruar në zonë, policia ka gjetur edhe 19.7 kg kanabis në shtëpinë e një fermeri, Resul Ismailaj, që u arrestua.

