Zbulohet identiteti i autorit të plagosjes së 40-vjeçarit në Institut (Emri)

Zbulohet identiteti i autorit të plagosjes së sotme në Institutin Bujqësor. Mësohet se bëhet fjalë për Fredi Rrushin, i cili akuzohet se ka qëlluar me mbi 5 plumba Korab Peposhin, duke e lënë të plagosur këtë të fundit.

Ngjarja ndodhi në një trotuar në afërsi të urës së Institutit Bujqësor, në rrugën e “Shkodrës” rreth orës 14:20. Nga të dhënat paraprake dyshohet se policia po heton rreth pistës së hakmarrjes, pasi viktima dhe autori njiheshin më parë dhe se nuk ka qenë një konflikt i çastit.

Informacion paraprak
Më datë 05.01.2018, rreth orës 14:20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën e “Shkodrës”, ka të shtëna me armë zjarri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Swiss Digital Mobile Reklama

Në rrugën e “Shkodrës”, pranë “Nish Tulla nr.3” dhe urës së Institutit, dyshohet se është plagosur më armë zjarri shtetasi K.P., rreth 40 vjeç. Shtetasi i plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga ana e Policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?