Zbulohet informatori i Balilit

Në një kohë që aksionet për kapjen e Klement Balilit vazhdojnë ende, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka dërguar për verifikim një oficer të policisë së Sarandës. Burime pranë grupit hetimor thanë se dyshohet se i cilësuari si “Eskobari i Ballkanit”, ndihmohej nga ky oficer me të dhëna mbi operacionet e policisë.

Ndonëse nuk bëhet publik emri i tij, SHKB ka nisur verifikimet dhe për të gjithë grupin e operacionales, i cili përgjatë këtyre tre ditëve ka ndërmarrë aksione për kapjen e 44 vjeçarit në Gjirokastër, Sarandë, Ksamil si dhe në Durrës. Operacioni më i fundit u bë dhe në Tiranë, por sërish pa sukses nga ana e uniformave blu.

Nga ana tjetër edhe pse policia ka pasur kontakte me familjarët e Balilit, ata nuk kanë pranuar të japin informacione mbi vendndodhjen e tij. Burime pranë grupit hetimor thanë se ish-drejtori i transporteve të Sarandës mund të jetë larguar ilegalisht nga vendi nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klement Balili hyn në negociata për vetëdorëzim. Kërkon proçes hetimor e gjyqësor pa ndikim politik

Swiss Digital Mobile Reklama

Krimet e Rënda lëshojnë urdhër-arrest për Klement Balilin

Klement Balili akuzohet per trafik ndërkombëtar narkotikësh ndërsa ne dosjen voluminoze te mbërritur nga Greqia, kërkohet edhe hetimi pasuror për 44-vjeçarin. Vizion Plus

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?