FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Debate nëse janë të arrestuarit ata që hynë në pistën e Rinasit

Në emisionin e Blendi Fevziut dolën fakte të reja nga operacioni i policisë për arrestimin e grabitësve të parave në pistën e aeroportit të Rinasit. Oltian Veseli, njëri prej 4 të arrestuarve për këtë ngjarje, mësohet se ka jetuar për disa kohë në Jemen, kurse Afganistan ku ka luftuar në krah të muxhahedinëve.

Ai është arrestuar nga forcat amerikane në vitin 2006 dhe më pas është kthyer në Shqipëri. Për këtë shkak ai njihej edhe me nofkën “imami”. Vëllai i Oltian Veselit, Ermal Veseli ka një piceri në Krujë.

Të arrestuarit e tjerë janë Alkond Bengasi 34 vjeç, Renaldo Sula, 25 vjeç Saimir Çela, 28 vjeç, të tre banues në Elbasan. Dy nga të arrestuarit kishin në pronësi servisin që gjendet në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, atje ku dyshohet se u modifikua dhe makina me logon “Hetimi Tatimor”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Imami”, kështu njihej 38-vjeçari Oltian Veseli, banues në Krujë i arrestuar së fundmi për grabitjen e 9 Prillit në Rinas, ku u morën 6.5 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai nuk është një emër i panjohur për autoritetet shqiptare, po ashtu dhe ato amerikane. Sipas gazetarit Artan Hoxha ai ka luftuar në krah të talebanëve në Aganistan.

Por sipas gazetares Klodiana Lala asnjë nga të arrestuarit nuk ka hyrë në pistën e aeroportit. Por ata që hynë në pistën e Rinasit morën 6.5 milionë euro. Ku janë eurot?!

Kjo është deklaratë e fortë e gazetares. Nuk dihet se cili do jetë reagimi i policisë, por nëse gjejnë ku janë fshehur eurot e grabitura atëhere mund të thuhet se është sukses. Nëse arrestohen disa, por eurot nuk gjenden atëhere mbetet lojë për të thënë se i “kapëm”.

Le të presim të gjenden eurot e grabitura. Nuk duhet nxituar nga debati në “Opinion”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?