Zbulohet një predhë e Luftës së Dytë Botërore në Durrës

Një predhë e një kalibri të rëndë artilerie që mendohet se i përket Luftës së Dytë Botërore është zbuluar në Durrës.

Një predhë është gjetur në Durrës. Mësohet se predha e kalibrit të rëndë I përket Luftës së Dytë Botërore.

Objekti i rrezikshëm është nxjerrë në sipërfaqe nga punimet e ndërmarrjes komunale të gjelbërimit të Bashkisë së Durrësit tek “Ushtari i panjohur” në lulishten “Taulantia”, shkruan BW.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me të marrë informacion nga punëtorët në vendin e ngjarjes kanë shkuar punonjësit e policisë bashkiake që kanë vënë në ruajtje objektin e rrezikshëm si dhe policia e rendit që ka rrethuar zonën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në pritje të specialisteve xhenierë të cilët do të bëjnë edhe asgjësimin e saj në poligonet speciale të Porto Romanos.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?