Zbulohet personi që ndihmoi 24-vjeçarin në vrasjen e Artan Cukut
24-vjeçari Mikel Shallari i arrestuar nën akuzën e vrasjes së ish-komisarit Artan Cuku, motivi i këtij atentati ende mbetet mister.
Por burime për ABC News, bëjnë me dije se vrasësi i dyshuar Mikel Shallari nuk ka qenë i vetëm gjatë kohës që ka qëlluar Cukun. Burimet kanë thënë se Shallari ka qenë së bashku me kushëririn e tij, i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia.
Identiteti i tij , për arsye hetimi nuk bëhet i ditur. Në bazë të hetimeve të deri tanishme, policia dyshon se porositësi i ekzekutimit të Artan Cukut është jashtë Shqipërisë.
Policia e Prokuroria theksoi se ka gjetur përputhje në masën 100 për qind të profilit të ADN-së së Mikel Shallarit me atë të autorit të vrasjes së Artan Cukut, nga hetimi i deritanishëm nuk ka rezultuar që ai vetë personalisht të ketë pasur ndonjë motiv për ekzekutimin e komisarit.
Hetues të çështjes thonë se nga provat e deritanishme nuk kanë arritur të gjejnë që 24-vjeçari Shallari të ketë pasur ndonjë motiv personal për kryerjen e krimit, çka ngre dyshime se ai është i nxitur, i shtyrë, apo i paguar në këtë ngjarje, gjithnjë nëse ai është autori.
Në këtë boshllëk provash për motivin, pas arrestimit të Shallarit u përfolën vëllezërit e Agim Dakës, por ata u konfirmua edhe nga media me pamje vizive se ishin të lirë në banesën e tyre në Shkodër, ku mohuan çdo implikim në atentatin ndaj ish-zyrtarit të Policisë.

