Zbulohet ‘shtëpia e prostitucionit’, arrestohen biznesmenët

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm finalizojnë me sukses operacionin e koduar” Bujtina”.

Dy pronarë lokali punësonin femra si kamariere dhe i shfrytëzonin për prostitucion.

Arrestohen në flagrancë katër shtetas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi 2- mujor me metoda speciale kanë arritur të finalizojnë me sukses operacionin e koduar “Bujtina”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas një pune hetimore të specializuar dhe të mirëorganizuar kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

• P. B. 66 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, tutor, i dënuar më parë për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

• S. G. 60 vjeçe,  banuese në Sukth i Ri, Durrës, tutore;

• B.S. 34 vjeçe, banuese në Durrës, e dënuar më parë për veprën penale “Prostitucion”.

• P. L. 43 vjeç,  banues në Rromanat, Durrës, klient.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi:

Nga veprimet hetimore të kryera për rreth 2 muaj rezulton se shtetasit P. B. dhe S.G. në lokalin e tyre, në Sukth, Durrës kishin punësuar femra si kamariere, të cilat i ndërmjetësonin ato me qëllim për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës  2000- 3000 lekë, me klientë  të këtij lokali.

Shtetësia B.S. është kapur në flagrancë në një hotel afër lokalit së bashku me shtetasin P.L.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:

• “Shfrytëzim prostitucioni” në bashkëpunim dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, në ngarkim të shtetasve  P.B. dhe S.G. parashikuar në nenet 114, 25 dhe 115 të Kodit Penal;

•“Prostitucion” në ngarkim të shtetasve B. S. dhe P. L, parashikuar në nenet 113 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?