Zëdhënësi i Janullatos shpërthen në sharje ndaj At Nikolla Markut: “Mashtrues, ordiner, shpifës!”
Zëshënësi i Kryepiskopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos i dha përgjigje publike akuzave të At Nikolla Markut. Në një status të tij në Facebook, Thoma Dhima vë në dukje diskriminimin që po i bëhet Kishës, duke qenë se mediat po i japin hapësirë mesazheve të At Nikolla Markut.
Pjesë të këtij diskriminimi, zëdhënësi i Janullatos bën edhe organet shtetërorë. Sipas tij, “organet shteterore hapur nuk pranojne te zbatojne vendimet ligjore per lirimin e kishes dhe objektit te grabitur”. Në statusin e tij në Facebook, Thoma Dhima rendit një sërë epitetesh dhe sharjesh ndaj At Nikolla Markut, si psh: “mashtrues ordiner”, “njeri që shpif”, “thotë mostruozitete të pështira” apo “përvetësues i parave të besimtarëve”.
Statusi i Thoma Dhimës në Facebook:
Thone se Komuniteti Ortodoks nuk diskriminohet…
Por kur mediat i japin vazhdimisht hapesire nje mashtruesi, qe perdhos cdo dite sherbesat dhe cdo gje te shenjte,
ku permbarimi dhe organet shteterore hapur nuk pranojne te zbatojne vendimet ligjore per lirimin e kishes dhe objektit te grabitur nga ky mashtrues ordiner (po me ndihmen e tyre…),
kur nuk e cojne perpara ligjit per pervetesimin e parave te besimtareve dhe dhenien abuzive me qira te objektit te KOASH, kur nuk zbatohen as ligjet e shtetit dhe injorohet ne cdo pike Marreveshja Kishe -Shtet (qe edhe ajo eshte Ligj i shtetit),
kur dikush lejohet te shpife dhe te thote publikisht mostruozitete te peshtira ndaj personave te tjere dhe madje ndaj nje Komunitetit te tere fetar, kjo quhet dashamiresi apo diskriminim???

