Zef Brozi: PD vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje?! Ta respektojmë dhe t’i urojmë rrokullisje dhe më të shpejtë

Zef Brozi, ish-­kryetari i Gjykatës së Kasacionit, sot Gjykata e Lartë, nëpërmjet një postimi në në rrjetin social konkludon se do të ishte më mirë që PD të mos marrë pjesë fae në zgjedhje.

Ai ka bërë thirrje demokratëve të mos kthehen në shërbëtorë të Bashës dhe Berishës të cilët kanë organizuar protestën pasi kanë frikë ka Reforma në Drejtësi por të shkojnë të votojnë më 18 qershor.

Brozi nënvizon se qytetarët duhet të respektojnë vendimin e PD për bojkotin e opozitës ku dhe i uron një rrokullisje edhe më të shpejtë në tëposhtën e pandalshme! Ish kryetari i Kasacionit ka falenderuar të gjithë ata demokratë që nuk morën pjesë në protestë, por vendosën t’ia kushtojnë kohën familjarëve të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë io Brozit në rrjetin social:

Swiss Digital Mobile Reklama

Mirënjohje e respekt për demokratet që më 13 Maj vendosën të mos bëhen militantë të verbër në mbrojtje të Anti­Shqiptarëve e Anti­Perëndimorëve por t’ia kushtojnë atë ditë fëmijëve, familjes dhe punëve të tyre!

Falenderim për protestuesit paqësorë që morën pjesë në protestën e 13 Majit ku treguan qytetari e respekt për ligjin!

Ndonëse unë mbështes dhe inkurajoj fort protestat paqësore, ju bej apel edhe atyre demokratëve që akoma besojnë në të pabesët Berisha­Basha, që të mos bëhen vegla qorre të kësaj dysheje të tmerruar nga reforma në drejtësi dhe pesha e rëndë e krimeve mbi shpinën e tyre!

Demokratë e qytetarë të çdo përkatësie partiake e bindjeje politike:

Më 18 Qershor të gjithë ju që keni të drejtë të votoni, pra edhe ju demokratë, shkoni e kontribuoni me votën tuaj në përzgjedhjen e Parlamentit të ardhshëm!

15 parti politike të Djathta e të Majta, e as të Djathta a të Majta që marrin pjesë në zgjedhje, ju japin demokratëve dhe gjithë qytetarëve, mundësi për të shprehur vullnetin e tyre me votë mbase edhe më mirë se po të ishte PD­ja në zgjedhje.

Opozita e Çadrës së Vetmisë dhe Anti­Perëndimit zgjodhi të mos marrë pjesë në zgjedhje sepse ka frikë nga Reforma në Drejtësi dhe Humbja në Zgjedhje.

Ta respektojmë këtë vendim të saj dhe t’i urojmë rrokullisje edhe më të shpejtë në teposhten e pandalshme!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?