Zgjedhjet-KQZ vijon akreditimin e vëzhguesve vendas dhe të huaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) miratoi të mërkurën kërkesën e ambasadës norvegjeze në Kosovë për akreditimin e shtatë vëzhguesve afatshkurtër, për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 Qershorit. Gjithashtu, KQZ miratoi dhe kërkesën e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, për akreditimin e 102 vëzhguesve afatgjatë për këtë proces.

Gjithashtu, KQZ vendosi shpërndarjen e fondeve publike për subjektet zgjedhore, pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare. Sipas aktit te miratuar, 65 milion lekë do të ndahen mes 18 partive, që do të konkurojnë në këtë proces.

Bazuar ne dispozitat e Kodit Zgjedhor, pjesa dërrmuese e kësaj shume, rreth 50 milion lekë, përfitohet nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, ndërsa pjesa tjetër, 15 milion leke, shkon për 16 partitë e tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?