Zgjedhjet në Kavajë, Drejtoria e Burgjeve pezullon të gjitha lejet për të dënuarit

Kur na ndajnë edhe tre ditë nga zgjedhjet e pjesshme në Kavajë, gjatë të cilave opozita ka paralajmëruar një protestë, vjen një lëvizje sigurie nga Drejtoria e Burgjeve.

Duke qenë se shpeshherë kryedemokrati Basha dhe eksponentë të tjerë të Partisë Demokratike kanë bërë thirrje për mosbindje civile, duket se ashtu si policia edhe Drejtoria e Burgjeve po merr masat e saj për të kontribuar për rendin e sigurinë, duke pezulluar të gjitha lejet për të dënuarit.

Po ashtu është pezulluar edhe transferimi i të burgosurve deri pas zgjedhjeve të 18 qershorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zgjedhjet në Kavajë, drejtoria e burgjeve pezullon të gjitha lejet për të dënuarit. Lejet per arsye sigurie. Gjithashtu pezullohen trasferimet deri pas zgjedhjeve të 18 qershorit”,- thuhet në një deklaratë të shkurtër të shpërndarë nga ky institucion.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sakaq edhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka gati një plan masash sa më korrekt në menaxhimin e kësaj situate. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit iu ka dërguar një urdhër gjithë drejtorive vendore në qarqe qe të mbajnë nën vëzhgim personat me precedentë penalë ose grupe militantësh politikë për të parë sa dhe si do të jetë organizimi i tyre drejt Kavajës.

Burime nga policia thonë për “BalkanWeb” se përveç thirrjes së kreut të opozitës, deri tani nuk ka informacione për organizim konkret të ndonjë tubimi. Prej disa ditësh në këtë qytet Policia e Tiranës ka çuar 60 efektivë nga secili komisariat, të cilët po monitorojnë situatën.

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?