Zgjidhje në ”Instagram”, Braçe flet për kërkesat e studentëve
Për deputetin e Partisë Socialiste, Erjon Braçe, të gjitha kërkesat e studentëve janë tashmë të tejkaluara dhe të plotësuara. Përmes një postimi në Instagram, Braçe rendit të gjitha kërkesat që, sipas tij, u pranuan nga kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit në facebook. ”Kush ju pengon të merrni zgjidhjen?”,-pyet deputeti. Ai u kërkon të studentëve që të ulen në tryezë me kryeministrin, si dhe shtron një tjetër pyetje: “Perse keni frikë nga ndryshimi, pjesëmarrja për të ndryshuar radikalisht universitetin publik?”.
https://www.instagram.com/p/BrNjg-sA-lB/

