Zhduket adoleshenti shqiptar në Britani, policia në alarm
Aktualitet E Hënë, 24 Maj 2021 07:09
Një adoleshent me origjinë shqiptare ka humbur pa gjurmë në Britaninë e Madhe.
Policia në Seaford u apelon qytetarëve atje që të japin të dhëna për 16 vjeçarin Rajmond Dida, i cili është parë për herë të fundit rreth orës 4:45 minuta të së hënës së 8 majit.
Policia thotë se besohet të ketë udhëtuar në West Midlands dhe tani mund të ketë shkuar në Kroydon. Policia vendase jep edhe detaje mbi identitetin e tij.
/Ora News

