Zjarr në një apartament në Tiranë, njerëz të bllokuar brenda: Na ndihmoni! (Foto+Video)

TIRANË- Një apartament është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se apartamenti ndodhet në katin e katërt të një pallati në kompleksin e banesave sociale në Shkozë.

Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe brenda sisa minutash zjarri është vendosur nën kontroll.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se në banesë gjatë incidentit ndodhej familja e përbërë nga prindërit dhe 2 fëmijë të mitur. I bllokuar mes flakëve mbeti vetëm babai i cili u nxor nga zjarrfikësit. Ka qenë gruaja që ka kërkuar ndihmë pasi rrezikohej jeta e kryefamiljarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“BalkanWeb” ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes.
Paraprakisht mësohet se zjarri ka ardhur nga një bombol gazi që ka pasur rrjedhje.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?