Zjarri nga Puka përhapet në Mirditë, aktive dy vatra

Zjarri që ka përfshirë territorin e Pukës ka kaluar edhe në territorin e Bashkisë Mirditë, duke aktivizuar një vatër në lagjen Molaj, në fshatin Shtuf, Njësia Administrative Kaçinar.

Sipas informacionit zyrtar, zjarri ka ardhur nga Mali i Tërbunit në Pukë dhe vijon të jetë aktiv. Për shuarjen e tij po punojnë katër efektivë zjarrfikës me një mjet, ndërsa ndërhyrja po kryhet edhe me mjete personale.

Ndërkohë, aktive vijon të jetë edhe vatra pranë Shpellës së Valit, në fshatin Përlat i Epërm, si vazhdim i zjarrit të Lufajve. Zjarri paraqitet me intensitet të ulët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë zonë po punojnë një mjet zjarrfikës me katër efektivë, si dhe tetë punonjës të shërbimit pyjor. Edhe këtu ndërhyrja po kryhet me mjete personale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në të dyja vatrat nuk raportohet rrezik për banesat.

Ndërkohë, autoritetet janë në pritje të informacionit përmbledhës për vatrën e zjarrit në Rrajë të Velës, Njësia Administrative Rubik, e cila është shuar mbrëmjen e djeshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?