Zjarri shkrumbon tre shtëpi në Përrenjas, burrë e grua “digjen” teksa luftonin me flakët

Tre banesa janë djegur totalisht gjatë natës që lamë pas në fshatin Qukës të Përrenjasit.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit që u përhap me shpejtësi nga një banesë në tjetrën, duke lënë të pastrehë 17 banorë.

Dy persona, burrë e grua, kanë mbetur të plagosur, gjatë përpjekjeve për të shuar flakët e zjarrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Besnik dhe Nafie Alliu janë dërguar në spital për të marrë mjekim, dhe tashmë ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet, të cilat do të hedhin dritë mbi rrethanat dhe shkakun e zjarrit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?