Zyrtare. Kryesia e Partisë Socialiste mbështet Ilir Metën për President

Kryesia e Partisë Socialiste mbështet Ilir Metën për President. Konfirmimi ka ardhur nga Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie.

Balla u shpreh se pas negociatave mes PS dhe LSI, Kryesia dhe Grupi Parlamentar i LSI-së prozoi dy kandidatë për Presidenti, Petrit Vasilin dhe Ilir Metën.

“Janë zhvilluar disa negociata me aleatët tanë të LSI. Në mbledhjen e Kryesisë u njohëm me propozimin e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të LSI, të cilët na njohën me dy propozime shumë të mira. Me propozimin Petrit Vasilit dhe me propozimin Ilir Metës si kandidat për President. Kryesia vendosi të mbështesë kandidaturën e Ilir Metës”,– tha Taulant Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Votimi për kreun e shtetit do të zhvillohet nëser në orën 17:00. Balla tha se propozimi i Kryesisë do t’i propozohet edhe Grupit Parlamentar socialist gjatë ditë së nesërme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më herët, Grupi Parlamentar i LSI mblodhi firmat për kandidaturën e LSI-së për president, Ilir Meta. Ndërkohë që propozoi dhe emrin e Ministrit aktual të Drejtësisë, Petrit Vasili për këtë post. Pas konsultimeve në Kryesinë e selisë rozë është arritur vendimin unanim për votimin e Metës si President i ardhshëm i vendit. Edi Rama ka dhënë votën e tij pë Ilir Metën ndaj pritet vetëm formaliteti parlamentar.

Pra nesër në ora 17.00 Shqipëria do ketë Presidentin e ri të Republikës.

DEKLRATA E PLOTË E PS
Kryesia e PS miraton kandidaturën për Presidentin e Republikës

Deklaratë e deputetit socialist Taulant Balla pas mbledhjes së kryesisë: 

Besoj se të gjithë jeni në dijeni se sot në Kuvendin e Shqipërisë u ezaurua dhe raundi i tretë i procedurave parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Besoj që jeni në dijeni dhe me qëndrimin e Partisë Socialiste pas ezaurimit të raundit të tretë, i bërë publik në sallën e Kuvendit të Shqipërisë nga kryetari i grupit parlamentar z. Ruçi. Menjëherë më pas u zhvillua dhe konferenca e kryetarëve në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. Pas saj, siç jeni në dijeni, u përcaktua që nesër në orën 17:00 do të zhvillohet dhe raundi katër për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Në vijim të një procesi shumë konstruktiv, janë zhvilluar disa negociata. Përgjatë kësaj, një përfaqësi e PS e drejtuar nga kryetari i Partisë Socialiste u takua me aleatët tanë të LSI-së, me të cilët u njohëm me propozimin e ardhur nga kryesia. Grupi parlamentar i LSI-së, pra struktura drejtuese e kësaj partie, të cilët na njohën me dy propozime shumë të mira: me propozimin e ardhur nga LSI për z. Petrit Vasili dhe me propozimin tjetër, atë të z. Ilir Meta.

Kryesia e PS-së pasi u njoh me propozimet e ardhura nga strukturat drejtuese të partisë LSI, vendosi në mënyrë unanime nga këto dy kandidatura të mbështesë kandidaturën e z. Ilir Meta.

Nesër në mëngjes do të mblidhet grupi parlamentar I PS-së, i cili sipas statutit të Partisë Socialiste do të njihet me propozimin e ardhur nga kryesia e PS.

Faleminderit!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?