Zyrtari i PD mesazh Ramës: Kavaja do të të dukej lule! Ti s’e ke idenë për 18 Qershorin
Sekretari organizativ në Partinë Demokratike, Eno Bozdo ka reaguar vendimit të kryeministrit Rama për të tërhequr nga gara kandidatin për kryetar Bashkie në Kavajë.
Shkak për këtë vendim të kreut të Qeverisë, u bënë, sipas tij, sinjalet për zhvillime të rrëmujshme.
Në reagimin e tij në rrjetin social “Facebook”, Bozdo shkruan se ajo çka parashikohej në Kavajë, nuk do ishte asgjë para 18 qershorit.
“Frika ruan vreshtin, apo ruan idiotin? E pra, ti s’e ke idenë për 18 Qershorin. Kavaja do të të dukej lule!” shkruan Eno Bozdo.
Kryeministri Rama shprehet i vendosur për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare më 18 qershor, siç është dekretuar nga presidenti. Në deklaratën për mediat pasditen e sotme, kreu i qeverisë i përcolli kryedemokratit Basha mesazhin se do të ketë afat deri të dielën më 7 maj që të arrijnë një marrëveshje. Në të kundërt sipas Ramës, duke filluar nga 8 maji do të nisë fushatën zgjedhore për 18 qershorin.


