Home Sporti Allegri: Vazh...

Allegri: Vazhdojmë me objektiva të vegjël, Chiesa mungon ndaj Spezias

26
0

Juventus kërkon të harrojë sa më parë barazimin ndaj Nantes, teksa nesër do të ketë një ndeshje të rëndësishme për objektivat ndaj Spezias. Trajneri Allegri, në konferencën për shtyp para ndeshjes konfirmoi ndryshime në formacion.

“Ne duhet të vazhdojmë me ato që janë objektivat e vegjël për të arritur. Do të jetë një ndeshje e komplikuar dhe një fushë e vështirë, për faktin se Spezia është një skuadër që krijon shumë.

Ne duhet të bëjmë ndeshjen e duhur, me përqendrim maksimal dhe me vendosmërinë e nevojshme. Sa i përket lojtarëve, do të luajnë Kean, Perin dhe Rugani. Chiesa nuk do të jetë sepse ka luajtur 2 ndeshje në katër ditë dhe është shumë i ngarkuar fizikisht.

Nuk jam nervoz. Thjesht ndodhi një episod me disa tifozë që vërshëllenin lojtarët. Unë mund të kritikohem, por numrat dhe statistikat që kemi arritur jo. Loja dhe gjithçka në futboll mund të jetë opsionale dhe se cili të japë opinionin e tij, por numrat jo”, ka përfunduar Allegri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit