Home Aktualitet Altin Dumani ...

Altin Dumani dhe Alfred Shehu firmosin 50 urdhër arreste për kapot e krimit të organizuar

1392
0

SPAK nuk ndalon, punon 24/7. Një operacion ka nisur me urdhër të SPAK, pasi janë lëshuar 50 urdhër-arreste për kapjen e kontigjentëve të krimit të organizuar.

Mësohet se aksioni po zhvillohen në Lezhë, Vlorë, Tiranë, Nikël e Durrës. Po zhvillohen kontrolle nga Prokuroria e Posaçme te Avdylajt, bëhet fjalë për disa atentat që kanë ndodhur nga 2019 dhe në vijim. Ndërkohë në Nikël kontrolle po zhvillohen në banesën e Durim Bamit dhe Valter Bamit.

Kontrolle po zhvillohen edhe në Vlorë në banesën e Fatmir Hysenit (Doca), i cili ka eliminuar kohë më parë Santiago Malkën.

Mësohet se prokurorë të çështjes janë Alfred Shehu dhe Altin Dumani.

Ndërkohë, një nga banesat e kontrolluara është edhe ajo e Albert Zajes në fshatin Larushk, i cili është i akuzuar për vrasjen e  Shkëlzen Kastratit. Forca të shumta policie kanë marrë pjesë në aksion dhe i pranishëm ka qenë dhe vetë drejtori i policisë së Tiranës.

Kontrolle po kryhen edhe në disa zona VIP në Tiranë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit