Home Bota Ambasadori i ...

Ambasadori i SHBA-së në Moskë: Sulmi në Ukrainë është akt i një agresioni masiv

142
0

Ambasadori amerikan në Moskë, John Sullivan thotë se sulmi i Rusisë në Ukrainë është një akt agresioni masiv. ”Akt agresioni masiv dhe lufte të dhunshme në kontinentin evropian, me predha artilerie dhe raketa që bien mbi qytete të lashta në Evropë, pamje që menduam se i lamë pas në shekullin e 20-të, me të pafajshëm që vriten, gra dhe fëmijë, spitale dhe shkolla. Të gjitha këto për shkak se qeveria ruse dhe Presidenti Putin vendosën të fillonin një luftë agresioni, në përpjekje për të pushtuar një vend të pavarur dhe sovran, ose pjesë të tij, një vend anëtar të OKB-së”, tha Ambasadori Sullivan.

Ndërsa në Rusi vazhdon shtypja ndaj aktivistëve opozitarë dhe mediave të pavarura, Ambasadori Sullivan u takua rishtazi në ministrinë e jashtme ruse për të protestuar ndaj kërcënimeve për gazetarët që punojnë në agjencitë amerikane të lajmeve në Rusi.

Ambasadori Sullivan është i shqetësuar edhe prej faktit se propaganda në Rusi i ka paraqitur popullit një pamje krejt të ndryshme të luftës në Ukrainë, ai ka ndjesinë se diçka po fillon të ndryshojë.

“Mendoj se ekziston një ndjesi jo shumë e dukshme në Rusi, se diçka nuk shkon dhe se ajo që po ndodh në Ukrainë është gabim. Ata e mbështesin vendin e tyre. E duan ushtrinë e tyre. Por diçka nuk shkon, dhe ata e dinë këtë gjë; mund ta ndjesh këtë ndjesi të fshehtë. Njerëzit duan të dinë: Kur do të ndalet? Kur do të rikthehen gjërat siç ishin më parë? Dhe mesazhi është se, fatkeqësisht, nuk do të ndodhë së afërmi”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit