Home Aktualitet Argita pret m...

Argita pret mbështetësit e Sali Berishës: Ju jeni misionarët e lirisë suaj, që nga kjo rrugicë do të shtrihet në çdo cep të vendit

590
0

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Berisha ka përshëndetur simpatizantët të cilët janë mbledhur këtë 2 janar në rrugicën e shtëpisë së ish-kryeministrit në Tiranë. Ajo tha se nuk ka pranga që burgosin lirinë dhe se ky vit do të sjellë fitoren për opozitën.

“Ju falënderoj për ardhjen dhe gjithë angazhimin tuaj këto ditë të para të Vitit të Ri. Të nisësh Vitin e ri me një sfidë të tillë është shumë e vështirë por dhe motivuese, nuk ka pranga sistemi që mund të burgosin lirinë tuaj.

Ju jeni misionarët e lirisë suaj, që nga kjo rrugicë do të shtrihet në çdo cep të vendit. Kjo është beteja që do ta fitoni. Jam e bindur që Zoti këtë vit ka plane shumë të bukura për Shqipërinë”, u shpreh ajo.

Ndërkohë më herët Sali Berisha i ka përshëndetur mbështetësit e tij nga dritarja, ndërsa ndodhet në masën ”arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit