Home Aktualitet Arrestohet is...

Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj

968
0

Me urdhër të SPAK është arrestuar ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, si dhe dy persona të tjerë, identiteti i të cilëve ende nuk dihet. Lajmi konfirmohet nga burime mediatike.

Ilir Beqaj ishte prej kohësh nën hetim për çështjen e sterilizimit, ku ishte marrë i pandehur dhe i ishte caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” për aferën e sterilizimit.

Burime bëjnë me dije se Ilir Beqaj është arrestuar në kuadër të hetimeve ndaj tij nga SPAK për korrupsion dhe fshehje pasuri në lidhje me abuzimet me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programin Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) nga BE ku ka dalë edhe emri i Ermal Kurtulajt, një nga personat më të besueshëm të Beqajt.

Pasi ish-ministri i Shëndetësisë u emërua në krye të Agjencisë që monitoron milionat e ndihmës nga Bashkimi Evropian, prokurorët dyshojnë se ai dhe vartësit e tij ngritën një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash me fatura fiktive.

Gjithashtu, Ilir Beqaj ishte prej kohësh nën hetim për çështjen e sterilizimit, ku ishte marrë i pandehur dhe i ishte caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” për aferën e sterilizimit.

Në lidhje me këtë aferë ndodhen në burg ish-zv.ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni që fitoi tenderin, Ilir Rrapaj, teksa janë marrë të pandehur edhe 6 persona të tjerë.

Beqaj ka qenë deputet i Partisë Socialiste për disa legjislatura dhe ishte ministër i Shëndetësisë nga viti 2013 deri në vitin 2017. Në vitin 2021, ai u emërua në krye të SASPAC nga kryeministri Edi Rama, edhe pse ndaj tij po zhvilloheshin hetime për kontratat koncesionare në shëndetësi. Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për t’i caktuar atij masën e sigurimit “detyrim paraqitje” në lidhje me akuzat mbi aferën e sterilizimit, Beqaj dha dorëheqjen nga SASPAC dhe pozicioni i tij si negociator mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit