Home Sporti Asnjë i inter...

Asnjë i interesuar, Bashkia Kukës nuk shet dot aksionet e klubit të futbollit

85
0

Bashkia e Kukësit nuk ka arritur që të shesë përqindjen e aksioneve që ajo zotëron në Klubin e Futbollit të Kukësit për shkak se në fazën e parë nuk është paraqitur asnjë ofertë konkrete për të blerë 12.5% të aksioneve.

Edhe pse prej tri javësh ishte hapur ankandi, asnjë biznesmen nuk ka shfaqur interes konkret për t’u bërë aksionar në klubin verilindor dhe rrjedhimisht tashmë do të nisë faza e dytë me pritjen e ofertave për të kaluar më pas te vlerësimi dhe procedurat për kalimin e aksioneve nga pushteti lokal në privat.

Studio-auditi, që ishte ngarkuar nga Bashkia Kukës e ka vlerësuar me 6.5 milionë lekë të rinj përqindjen e aksioneve që zotëron bashkia.

Pas miratimit të ligjit të sportit, nuk do të lejohet që pushteti lokal apo instancat shtetërore të zotërojnë përqindje në klubet sportive, duke i kthyer në shoqëri aksionare ose në pronë të privatit.

Mbetet për t’u parë nëse në raundin e dytë do të ketë të interesuar për të marrë 12.5% të klubit të Kukësit. 87.5% aksioneve aktualisht zotërohen nga Lavdrim Gjici. /SS/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit