Home Aktualitet Asnjë viktimë...

Asnjë viktimë nga Covid-19, dhe vetëm 56 raste aktive në mbarë Shqipërinë

4
0

Vijon edhe për 24 orët e fundit, bilanci pozitiv i uljes drastike të shifave nga Covid-19. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Po ashtu janë kryer 3348 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid-19, 1 qytetar në Tiranë. Aktualisht janë 56 pacientë aktivë me Covid-19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.  Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,002 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e Covid-19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (29 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3348
Testime totale 801,624
Raste pozitive 132,514
Raste të shëruara 130,002
Raste aktive 56
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 24
Shkodër 12
Durrës 5
Elbasan 5
Lezhë 4
Berat 3
Dibër 1
Fier 1
Vlorë 1

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit