Home Aktualitet Bajrami tremb...

Bajrami tremb Interin me “shqiponjë”, por zikaltrit kualifikohen pas 120 minutash (VIDEO)

186
0

Interi siguron me shumë vuajtje një biletë për në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë. Skuadra e Inzaghit fitoi 3-2 ndaj Empolit të shqiptarëve, vetëm pas 120 minutash lojë.

U duk se do të ishte një mision i thjeshtë për zikaltrit pas golit të Sanchez në minutën e 13-të, por nuk do të ndodhte kështu. Në minutën e 61-të, goli është i gjithi shqiptar pasi do të ishte Asllani që shërbeu për Bajramin në zonë. Ky i fundit e kontrollon mjaft mirë dhe më pas me të majtën e dërgon në kuadrat. Në fund e feston me shqiponjë këtë moment fantastik.

Empoli nuk u ndal me kaq, pasi në minutën e 76-të do të shokonte vendasit me golin e dytë që në fakt di të shtyhej në rrjetë nga verë portieri Rad. Interi pati fat pasi në shtesën e ndeshjes barazoi rezultatin me një gol të bukur të Ranocchias.

Në shtesën e ndeshjes, pikërisht në minutën e 104-t, do të ishte Sensi me një tjetër gol të bukur që do t’i dhuronte kualifikimin Interit. Në fushë ishte edhe Ismajli, që u aktivizua në minutat e fundit të kohës së rregullt. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit