Home Aktualitet Balla pret mi...

Balla pret ministren e Drejtësisë së Rumanisë: Marrim eksperiencë mbi forcimin e zyrës së aseteve me burim krimin

15
0

Ministria e Brendshme ka hartuar një projektligj, të hedhur për konsultim publik, që parashikon rikuperimin e aseteve me burim kriminal.

Taulant Balla deklaroi se për mirëfunksionimin e zyrës, do të merret përvoja e autoriteteve ligjzbatuese rumune.

Balla priti Ministren e Drejtësisë së Rumanisë, Alina Gorghiu, e pas takimit me të theksoi se ranë dakord të marrin eksperiencën e tyre lidhur me ngritjen dhe forcimin e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve të fshehura nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.

“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rumanisë janë të forta, ato bazohen në lidhje të forta historike”, nënvizoi ministri i Brendshëm.

 

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit