Home Bota Banda muzikor...

Banda muzikore kritike ndaj Kremlinit mban koncert në Gjermani

25
0

 

Banda muzikore ruse Pussy Riot, e njohur për qëndrimin kritik ndaj Kremlinit, nisi turin evropian nga kryeqyteti i Gjermanisë, Berlini.

Diana Burkot, Anton Ponomarev, Maria Alyokhina dhe Olga Borisova performuan në sallën e njohur të koncerteve Funkhaus.

Bëhet fjalë për një tur artistik kundër luftës, me trupën që do të ofrojë muzikë, shfaqje teatrale dhe një mori videoklipesh.

Maria Alyokhina ishte në arrest shtëpie në Rusi për shkak të një postimi në Instagram. Bashkë me thirrjet për demonstrata kundër burgimit të kritikut të Kremlinit Alexei Navalny, ajo u dënua me një vit kufizim të lëvizjes në shtator të 2021-shit.

Asaj nuk i lejohej të dilte gjatë natës dhe është arrestuar disa herë në Moskë që nga fillimi i vitit. Këtë javë Alyokhina arriti të arratisej me ndihmën e disa miqve.

Aktivistja u maskua si punonjëse e një kompanie shpërndarjeje dhe e la telefonin e saj në shtëpi. Por edhe kufiri mes Bjellorusisë dhe Lituanisë ishte i vështirë, pasi ajo arriti të kalonte në tentativën e tretë.

Turi i bandës Pussy Riot përfshin ndalesa edhe në Holandë, Spanjë dhe Portugali.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit