Home Aktualitet Banka e Shqip...

Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interest në 3%, Sejko: Pagat në sektorin privat janë rritur me 12.7%

20
0

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një konferencë për shtyp është shprehur se tregjet financiare kanë qenë qeta dhe politika monetare e ndjekur nga BSH ka patur një ndikim pozitiv në ruajtjen e ekuilibrave monetar dhe financiar të vendit.

Banka e Shqipërisë ka lehtësuar politikën monetare, duke ulur normën bazë me 0.25 pikë përqindje për herë të parë që nga marsi 2022 dhe, Sejko tha në konferencë se ecuria pozitive e ekonomisë dhe rënia e inflacionit ishin arsyet kryesore të këtij vendimi.

“Të dhënat e disponuara sugjerojnë se ekonomia shqiptare vijon të qëndrojë në një trend pozitiv zhvillimi.

Aktiviteti ekonomik, punësimi dhe pagat kanë vijuar të rriten gjatë dy tremujorëve të parë të vitit, inflacioni ka ardhur në rënie, tregjet financiare kanë qenë relativisht të qeta, ndërsa kreditimi ka shënuar rritje progresive.

Këto zhvillime kanë qenë, në përgjithësi, në linjë me pritjet tona.

Megjithatë, rënia e inflacionit në tremujorin e dytë ishte relativisht e shpejtë, e diktuar nga rritja e ofertës së artikujve ushqimorë në tregjet rajonale dhe në tregun vendas.

Përditësimi i parashikimeve tona sugjeron se momenti pozitiv i zhvillimit të ekonomisë shqiptare do të vijojë edhe në të ardhmen.

Vëllimi i aktivitetit ekonomik pritet të rritet gjatë vitit 2024 e në vazhdim, ndërsa inflacioni pritet të luhatet rreth niveleve aktuale gjatë pjesës së mbetur të vitit 2024 dhe të rritet gradualisht drejt objektivit gjatë gjysmës së parë të vitit 2025.

Bazuar në sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës e gjykoi të nevojshëm një lehtësim të qëndrimit të politikës monetare, duke synuar të krijojë kushte sa më të përshtatshme monetare për respektimin e objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve”, tha guvernatori.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit