Home Sporti Barcelona ako...

Barcelona akord me “Amblight TV”, arkëton 30 milionë euro

46
0

Barcelona njoftoi këtë të enjte arritjen e një marrëveshjeje sponsorizuese me TP Vision, kompaninë përgjegjëse për projektimin dhe prodhimin e produkteve Philips. Nga kjo e enjte, në ndeshjen kundër Mallorcas, marka “Amblight TV” do të vendoset në mëngët e fanellës së “blaugranave”.

Klubi nuk i zyrtarizoi shifrat apo kohëzgjatjen e kontratës, por, siç theksohet nga “El Mundo Deportivo”, klubi katalan do të përfitojë 30 milionë euro në tre vjet në një kontratë në rritje (tetë milionë në sezonin 2023-24, 10 milionë në 2024-2025 dhe 12 në 2025-2026).

Ekziston mundësia që kontrata të zgjatet pas vitit të tretë, por ngaqë është një vit zgjedhor, Barça do ta lërë të hapur mundësinë për ta ndërprerë në vitin 2026.

Në këtë mënyrë skuadra katalanase merr një tjetër lajm të mirë për financat, që mund të forcohen dhe me shumë nëse do do kryhet një punë  e mirë në merkato.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit